Termat&Kushtet
TERMAT DHE KUSHTET
Hyrje
Mirë se vini në faqen e internetit Natyraime.al. Duke hyrë në faqe, ju konfirmoni që i kuptoni “Termat dhe Kushtet” e përdorimit. Nëse nuk pajtoheni me këto “Terma dhe Kushte” të përdorimit, nuk duhet të përdorni këtë faqe online. Faqja rezervon të drejtën të ndryshojë, modifikojë, shtojë, ose fshijë pjesë të këtyre “Termave dhe Kushteve” të përdorimit në çdo kohë. Ndryshimet do të jenë efektive kur të jenë postuar në faqe pa njoftime të mëtejshme. Ju lutem kontrolloni këto “Terma dhe Kushte” rregullisht për përditësime. Përdorimi i vazhdueshëm i faqes pas postimit të ndryshimeve në këto “Terma dhe Kushte” nënkupton pranimin nga ana juaj të këtyre ndryshimeve.
Perdorimi i Sitit
Ju duhet të jeni të paktën 18 vjeç ose të përdorni faqen nën mbikëqyrjen e një prindi ose kujdestari ligjor për të kryer blerje në këtë faqe. Ne ju japim nje leje jo të transferueshme dhe të revokueshme për të përdorur faqen, nën Termat dhe Kushtet e përshkruara, me qëllimin për të blerë produktet që shiten në Faqe. Përdorimi komercial ose përdorim në emër të ndonjë pale të tretë është i ndaluar, përveç kur lejohet shprehimisht nga ne paraprakisht. Çdo shkelje e këtyre “Kushteve dhe Rregullave” do të rezultojë në anulimin e menjëhershëm të lejes së dhënë në këtë paragraf, pa ju njoftuar! Përmbajtja e kësaj faqeje ka vetëm qëllime informative. Produktet e reklamuara në këtë faqe janë të shitësve dhe nuk janë bërë nga ne. Përshtypjet e shprehura në këtë faqe janë të individëve që përdorin faqen dhe mund të mos pasqyrojnë mendimet tona.
Shërbime të caktuara që mund të ofrohen në faqe mund të kërkojnë regjistrim apo abonim. Nëse zgjidhni të regjistroheni ose abonoheni për shërbime të tilla, ju bini dakord të jepni informacion të saktë për veten dhe ta rinovoni menjëherë në qoftë se ka ndonjë ndryshim. Çdo përdorues i faqes është vetë përgjegjës për ruajtjen e fjalëkalimeve dhe identifikuesve të tjerë të llogarisë. Zotëruesi/Pronari i llogarisë është plotësisht përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin nën fjalëkalim apo llogarinë e tij. Veç kësaj, ju duhet të na njoftoni për çdo përdorim të paautorizuar të fjalëkalimit ose llogarisë tuaj.
Gjatë procesit të regjistrimit, ju pranoni të merrni email-e promovuese nga kjo faqe. Më pas mund të nderprisni marrjen e email-eve të tilla duke klikuar linkun në fund të cdo email-i.
Keqperdorimi i NatyraIme.al
Ekipi i Natyraime.al është i vendosur të garantojë që faqja dhe shërbimet tona të jenë të sigurta. Ju lutemi raportoni probleme, përmbajtje fyese dhe shkelje të tjera te ne. Ne punojmë për të siguruar që produktet e listuara nuk cenojnë të drejtën e autorit, markës tregtare apo të drejtave të tjera të pronës intelektuale të palëve të treta. Nëse besoni se të drejtat e pronës intelektuale tuaja janë shkelur, ju lutem njoftoni ekipin tonë dhe ne do të hetojmë.
Çmimet
Çmimet jane te deklaruare bashke me TVSH (Vat). Kostoja e trasportit nuk eshte e perfshire. Kostoja e trasportit mund te ndryshojne ne baze te distances apo menyres se pagese. Ne c’do rast ju do informoheni perpara se te kryeni pagesen per shumen totale + kosto trasporti.
Pranimi i porosive dhe vendosja e çmimeve
Natyraime.al rezervon të drejtën të refuzojë apo anullojë çdo porosi për cdo arsye në çdo kohë të dhënë. Juve mund t’ju kërkohet të jepni informacion shtesë, duke përfshirë, por jo duke u kufizuar në numrin e telefonit dhe adresën, para se ne të pranojmë porosine. Ne jemi të vendosur të sigurojmë informacionin më të saktë në lidhje me çmimet ne faqe për përdoruesit tanë; megjithatë, gabime mund të ndodhin, siç janë rastet kur çmimi i një artikulli nuk është shfaqur si duhet në faqen e internetit. Në këto raste, ne kemi të drejtën të refuzojmë apo anullojmë ndonjë porosi. Në rast se një artikulli i eshte vendosur cmimi gabim, ne mund t`ju kontaktojme për udhëzime ose te anullojme porosinë tuaj dhe t’ju njoftojmë për anullimin.
Privatesia e te dhenave
Informacionet tuaja personale dhe te pageses nuk do perdoren per publicitet apo shitje paleve te treta. Ne e përdorim informacionin tuaj vetëm siç përshkruhet në politikat e konfidencialitetit në Natyraime.al. Ne e shohim mbrojtjen e privatësisë se përdoruesit si një parim shumë të rëndësishëm. Ne vendosim dhe procesojme informacionin tuaj në kompjutera që janë të mbrojtur fizikisht, si dhe me pajisjet teknologjike të sigurisë. Ju mund të hyni dhe të modifikoni informacionin që na jepni dhe të zgjidhni të mos merrni njoftime të caktuara duke hyre në llogarinë tuaj. Ne përdorim palet e treta për të verifikuar dhe të vërtetuar parimet tona te privatësise. Për një përshkrim të plotë të menyres se si përdorim dhe mbrojme informacionet tuaja personale, shikoni tek politikat e konfidencialitetit te Natyraime.al. Nëse nuk jeni dakord me menyren e transferimit dhe perdorimit te informacionit tuaj në këtë mënyrë, ju lutem mos i përdorni shërbimet tona.